Santiana: Partneri jem nuk ma ndalon me pas shokë, e din që jam tip ‘gango’, më shkon llafi ma shumë me meshkuj

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku ishte përfolur mjaftë shumë për afërsinë e saj me Bucin sa ishin brenda shtëpisë, edhe pse e njëjta ishte në lidhje jashtë.

Jo rrallë herë Santiana është përfolur për deklaratat e saj.

Së fundmi ajo gjatë një interviste ka folur lidhur me raportin e saj me meshkujt dhe sa e pengon kjo të dashurin e saj, Lirimin.

“Partneri jem nuk ma ndalë asnjëherë me pas shokë, mu m;bjen shume me punu me meshkuj se modele, jom pak tip ma “gango” edhe me përshtatet llafi ma shume me meshkuj”, tha Santiana në Klan Kosova.

Lexo edhe:  Ky është polici më i kërkuar në rrjetet sociale, “çmendi” vajzat sot pasi u shfaq në arrestime