“Ata na lanë në terr”, “ne do të jemi në ballë të detyrës”, VV sulmon opozitën me video të re për energjetikën

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video ku akuzon qeveritë e mëhershme për keq-qeverisje, këtë herë për sektorin e energjisë.

VV, e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës për pothuajse dy vite, ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë, ndërsa akuzon qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës.

“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa”, thuhet në përshkrimin e videos.

“Në videon më poshtë do të mund të shihni veprimet e Qeverisë për më pak se dy vite në sektorin e energjisë, dhe 20 vitet paraprake se si është rrënuar ky sistem”, thuhet tutje.

Për gjendjen e rënduar të furnizimit me energji elektrike si dhe shtrenjtimin e faturave në kohën e qeverisë Kurti, VV ka shpjeguar krizën energjetike në Evropë, duke e arsyetuar edhe gjendjen e vështirë në Kosovë.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është 52-vjeçari që u gjet i vdekur në rrugë në Prizren