Zhduket 23-vjeçari nga Shtimja, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

E së fundmi në vendin tonë rastet e tilla fatkeqësisht kanë shënuar një rritje.

Tash e dy ditë i zhdukur po rezulton edhe Agon Misini, 23-vjeçar nga Shtimja, i cili sipas të afërmve për herë të fundit është parë në afërsi të një marketi, të premten në mbrëmje.

Për të riun, familjarët lusin qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në Polici.

Lexo edhe:  “Kredia është haram”, biznesmeni Burim Piraj tregon si e zhvilloi kompaninë pa asnjë kredi