“Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë”, vjen paralajmërimi për Qeverinë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook”. Quni ka publikuar një fotografi, në të cilën shihen katër kalorës, e të cilëve deputeti i LDK-së ua ka dhënë epitetin e “kalorës të Qeverisë-kalorës të apokalipsit”.

Quni thotë se i pari ka paralajmëruar luftë, i dyti terr, i treti sëmundje dhe i fundit kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës, raporton Express.

Deputeti nga Prizreni thotë se “ashtu siç erdhën, ashtu edhe do të shkojnë”, dhe shton se “prapë do të ngrihemi”.

Reagimi i plotë i Qunit:

Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.

Kalorësit e Qeverisë si kalorësit e apokalipsit

I pari paralajmëroi luftë.

I dyti terr.

I treti sëmundje e epidemi.

I fundit na kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.

Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.

Në horizont do të shohim vetëm pluhurin mbrapa tyre, e ne, prapë do të ngrihemi.

Lexo edhe:  Vërtetohet dënimi me 13 vjet burgim i Vukotiqit për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë