“Dy vajzat e masakruara, 13 dhe 16 vjeç i gjetëm pas disa ditësh në mal” – Rrëfimi mbi masakrën që tronditi botën

25 vite pas ende ka gjurmë të krimit të tmerrshëm që forcat serbe bënë mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë e familjes Deliu nga fshati Abri e Epërme e Drenasit.

Me 26 shtator gjatë ofensives që kishin ndermarrë forcat serbe në Likoc e Abri,  familja Deliu gjendet e strehuar në mal, në vendin e quajtur “ Zabeli i rrajve”.

Në atë vend duke mos kursyer as fëmijët, u masakruan 23 anëtarë të kësaj familje.

Kryefamiljari i familjes Deliu, ish ushtari i UÇK-së, Imer Deliu i emocionuar por ende shumë i fortë rrëfen për emisionin EPOPE momentin më të rëndë të jetës së tij kur pa anëtarët e tij të masakruar në mënyrën më ç’njerëzore.

Ai tutje rrëfen se si kishin marrë vendim që të mos varrosen martirët pa u ftuar misionet dhe mediat ndërkombëtare për të parë dhe inqizuar viktimat e masakrës që kishin bërë forcat serbe, ka thënë ai emisionin Epope.

Baca Imer Deliu, pasi kishte varrosur anëtarët e familjes kishte vazhduar luftën çlirimtare por merr prap goditje kur merr lajmin që i ka vdekur vajza 6 muajshe që i kishte shpëtuar masakres.

Nga tërë ajo masakër e tmerrshme, kishin shpëtuar 4 fëmijë të familjes Deliu të cilët ishin strehuar brenda fshatit dhe baca Imer rrëfen momentin e vështirë kur i takoi në gjendje të rëndë, të plagosur dhe të traumatizuar.

25 vite pas masakrës së tmerrshme mbi familjen Deliu, ende nuk është bërë ndonjë hetim dhe ngritje e aktakuzës kundër kriminelëve serbë me gjithë dëshmitë e shumta të cilat u bënë publike qysh atëherë në të gjitha mediumet ndërkombëtare. Kjo po e shqetëson edhe sot bacën Imer i cili për emisionin EPOPE shprehet se tani ata që e kishin bërë atë krim po konsiderohen viktima kur ai po konsiderohet si agresor duke aluduar në akuzat që po bëhen sot ndaj ish luftëtarëve të lirisë.

Lexo edhe:  Bie numri i lindjeve në Kosovë, rreth tre mijë fëmijë më pak se në vitin 2021

Gjithë këtë masakër të tmerrshme mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë,  ish luftëtari i Lirisë, ish ushtari i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Afrim Hysenaj e ka dokumentuar në librin e tij  “Toka skuq e qielli nxin”.

“Baca imer Deliu dhe fëmijët e mbijetuar të masakrës mbeten simbol të sakrificës për Liri, secili nga ne, shoqëria dhe shteti ynë ka obligime ndaj tyre dhe historisë së pavdekshme që bartin pas”, shprehet veterani i UÇK-së, Afrim Hysenaj.

Rrëfimin e plotë të pjesës së dytë të dokumentarit kushtuar masakrës mbi familjen Deliu mund ta shikoni më poshtë, në emisionin EPOPE i cili i kushtohet ngjarjeve historike dhe luftës së fundit në Kosovë.