Parashikimi i motit për sot dhe deri ditën e diel

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe i ftohtë.

Mëngjesi do të jetë me acar të fortë polar ku temperaturat do të luhaten nga – 5 deri në -9 apo edhe -10 gradë celsius në zonat malore. Temperatura maksimale deri në 2 gradë Celsius, kurse ndjesia e të ftohtit polar do të jetë e fortë për shkak të erërave mjaft të ftohta nga veriu.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë në tërë rajonin me acar polar, ndërsa në viset kontinentale acari do të jetë i fortë, por krejtësisht normal për këtë periudhë kohore.

Të entjen pak më butë. Temperaturat rriten pak në tërë rajonin dhe priten intervale të gjata kohore me diell e vranësira të pakta lokale.

Të premten vjen një front i ri i ftohtë ajror që nuk përmban lagështi por përmban sasi të reja të ajrit të ftohtë polar. Pritet të ketë shtim lokal të vranësirave dhe reshje të izoluara bore. Erërat e ftohta nga veriu e verilindja fuqizohen dukshëm.

E shtuna shumë e ftohtë dhe me acar të fuqishëm polar. Reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara.

Nga e diela fillojnë rrymimet e fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi si pasojë e ardhjes së masave të ngrohta nga Mesdheu. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe acari do të largohet thellë në veri dhe lindje të Kontinentit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Profesori amerikan paralajmëron: Kosova në rrezik, mund të hapet front i ri