Arrestohet për mashtrim djali i axhës së deputetit të VV-së, Halil Thaçit

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në mashtrime me shitblerje të veturave.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Thaqi, 46-vjeçar.

Ai është arrestuar pasi është denoncuar nga një person për mashtrim lidhur me shitblerjen e një veture.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Thaqit t’i caktohet masa e ndalimit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar gjatë shitjes së një veture. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  "Herët apo vonë Radojçiq do të bie në duart e Policisë"