Një i ri tenton të hyjë ilegalisht në Sunny Hill, ndalohet nga policia

Pjesmarrësit po vijnë për ta shijuar edhe natën e fundit të festivalit Sunny Hill i cili po mbahet tek Parku Gërmia në Prishtinë.

Ndërkaq, gazetarja e Klan Kosovës e cila po qëndron atje, Qëndresa Bellagoshi bëri të ditur se një i ri ka tentuar që të hyjë ilegalisht në hapësirat ku po mbahet Sunny Hill, mirëpo është ndaluar nga forcat e rendit.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se artisti kryesor për sonte është Diplo, ndërkaq para tij do të performojnë edhe Redard e Burak Yeter.

Sonte do të performojnë edhe artistë të tjerë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë.

Edhe në tri ditët e para të festivalit ka pasur artistë të njohur ndërkombëtar, siç ishte ai J Balvin e shumë të tjerë kosovar.

Lexo edhe:  Vdekja tragjike e ish-policit në Drenas, familja e tij shtrinë dorën e pajtimit me familjen Hot