Arrestohet një serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte në Skënderaj

Policia e Kosovës, sot ka arrestuar në fshatin Soqanicë të Leposaviçit një serb i cili dyshohet për krime luftë kundër popullatës civile.

Sipas njoftimit të Kosovës, i dyshuari në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Servisë, gjatë luftës në Kosovë, si polic në Skenderaj, i uniformuar dhe i armatosur, në mars të vitit 1999 në Skenderaj, bashkë me pjesëtarë të tjerë, si grup kanë marr pjesë në operacion policor-ushtarak, ku kanë bërë dëbimin me dhunë të civilëve nga pronat e tyre, kanë rrahur, torturuar, plagosur dhe privuar nga jeta pesëmbëdhjetë 15 civilë shqiptar, si dhe zhdukur gjashtëmbëdhjetë 16 civilë të tjerë në dy lokacione në Skënderaj.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prani të avoktatit sipas autorizimit dhe me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit 48-orë.

Lexo edhe:  31-vjeçari në Lipjan s’e shijon veturën që e bleu, djali i shitësit ‘ia vjedh’ pasi s’i pagoi të gjitha paratë