Rrufeja godet shtëpinë në Vushtrri, këto janë dëmet që i ka shkaktuar

Gjatë ditës së sotme ka mbizotëruar një mot jo i mirë në Komunën e Vushtrrisë, ku kishte reshje shiu të shoqëruara njëashtu edhe me rrufe.

Sot, në orën 8 të mëngjesit rrufeja ka goditur shtëpinë e familjes Perquku në Vushtrri, ku ka pasur dëmtime të shumta materiale, pasi që ka dëmtuar oxhakun duke depërtuar edhe në kuzhinë, shkruan VushtrriaOnline.

Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar nga kjo ndodhi por ka ndikuar në psikologjinë e anëtarëve duke shkaktuar traumë.

Në vendngjarje kanë arritur edhe njësitet policore dhe zjarrëfikësit.

Pamje nga shtëpia e goditur nga rrufeja:

Lexo edhe:  Arrestohen babë e bir në Viti pasi u rrahën mes vete, i biri pëson lëndime të rënda