E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në qytetin e Ferizajt.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, derisa kanë njoftuar Policinë, pasi që i ndjeri është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Lexo edhe:  Policia ndal për kontroll veturën në Prishtinë, shoferi kapet mat me armë zjarri dhe thikë