Arrestohet një person në Podujevë, rrahu motrën

Një person në Podujevë është arrestuar, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike është dërguar në mbajtje.

Derisa, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas trajtimit mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Me 186 km/h në zonë 80, shoferja gjobitet me 500 euro dhe i merret leja nga video në “snapchat”