Arrestohet një burrë në Prishtinë, u kap me 26 pako fëstëka në duar në vlerë rreth prej 114€

Dy burra janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një market.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit njërit prej tyre i është gjetur në dorë 26 pako me fëstek në vlerë rreth 114 euro.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.03.2024-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje në tentativë”.

Lexo edhe:  Kosovarët "nuk" kanë njohuri për skijim vetëm dje tetë qytetarë pësuan lëndime në borë