Arrestohet një burrë në Deçan, i bëri për spital policët

Një burrë në Deçan, në gjendje të dehur, i ka sulmuar disa zyrtarë policorë të shtunën në mbrëmje.

I dyshuari është arrestuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, raporton Paparaci.

Fillimisht, ai kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, dhe më pas kishte dëmtuar pajisjet e tyre.

Në njoftim thuhet se policët e lënduar janë trajtuar në spital.

“Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Arrestohet grupi i dyshuar për grabitjet në zyrat e KEDS-it dhe pompat e derivateve në fshatrat e Ferizajt dhe Shtime