Vushtrri: Disa persona tentuan ta largojnë më dhunë një femër nga shtëpia e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të dyshuar kanë tentuar ta largojnë me forcë nga shtëpia një femër.

Viktima ka kërkuar ndihmën e policisë, ndërsa rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Ngjarja ka ndodhur në komunë e Vushtrrisë, dje rreth orës 15:30.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se të dyshuarit meshkuj kosovarë, po tentojnë ta largojnë me forcë nga shtëpia viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë