E tmerrshme: Përleshje me thika në Han të Elezit, i dyshuari e ther 20-vjeçarin në ball dhe sy

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta.

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën ‘Xhemsedin Suma’ në Han të Elezit, ku pas një konflikti verbal mes dy të rinjve, një person dyshohet se ka therur me thikë 20-vjeçarin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me plagë në sy, ball dhe pjesë tjera të trupit e të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me anë të goditjeve me mjet të mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të riut është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit ndaj 23-vjeçarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ai është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Sërish aksident trafiku me të lënduar