Arrestohet Enca, dyshohet se kultivoi kanabis në banesë

Këngëtarja shqiptare, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca, është arrestuar të martën në Tiranë.

Siç raporton “Euronews Albania”, 28-vjeçarja dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.

Aty thuhet se në banesën e saj janë kapur pesë vazo ku ishin mbjellë hashash.

Kanabisi besohet se ishte kultivuar në ballkonin e banesës.

Lexo edhe:  Eksperti ushqimor: Mishi i pulës në laborator është më i shijshëm sesa ai bio