Arrestohen katër persona në Han të Elezit, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Hani Elezit 24.08.2024-11:00. Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje”

Lexo edhe:  Ekspertët: Policia e Kosovës i ka kapacitetet për largimin e barrikadave