Arrestohen gjashtë persona në Podujevë, penguan faljen e namazit të xhumasë

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar faljen e namazit të xhumasë.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në xhaminë e një fshati të Podujevës.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Nëna e Astrit Deharit: Ose le ta kryej Prokurori ose e kryej vet, gjákun e djemve s’e kom falë