Aksident tek menza e Studentëve në Prishtinë

Para pak çastesh një aksident ka ndodhur në kryeqytet, më saktë në afërsi të menzës së Studentëve.

Nga pamjet e përcjella në redaksi të Insajderit, shihet se dy vetura janë përfshirë në aksident.

Nuk dihet nëse ka të lënduar. Si pasojë e aksidentit duket se janë shkaktuar kolona.

Policia nuk shihet në vendin e ngjarjes.

Insajderi ka kontaktuar policinë për rastin, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri tani.

Lexo edhe:  Orban kundër vendosjes së masave ndaj Serbisë: Kosovarët nuk duhet të provokojnë serbët