Arrestohen babë e bir në Kavajë, dyshohet se e rrahën njëri-tjetrin

Babai dhe djali janë arrestuar në Kavajë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se babai është i moshës 65-vjeçare, ndërkaq djali 32-vjeçar.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  “Në fyt kam m’e shkelë”, “Dil nga studio”: Përplasje e madhe mes Gashit dhe Cakës pasi i tha “i ke fjalët e Serbisë”