Një grua në Shtërpcë tenton të vetëvritet me armë zjarri, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, depresioni, e problemet të ndryshme familjare shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në komunën e Shtërpcës, ku një grua rreth 45 ka tentuar t’i japë fund jetës me armë zjarri, mëson Gazeta Sinjali.

E njëjta sipas burimeve të Gazetës Sinjali ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e rëndë e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, ndërsa nga Policia ende nuk kanë dhënë detaje për rastin, ndonëse është pyetur nga Gazeta Sinjali.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Tentim vetëvrasje’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.

Lexo edhe:  Stuhi shiu në disa vise të Llapit, qytetarët largohen në vrap (VIDEO)