Arrestohen dy persona, kishin vjedhur Golf 2-sh

Sot nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të dyshuar( njëri nga ta i mitur), për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhë me datën 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune.

Puna e hetuesve të stacionit policor rë Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë personat e dyshuar.

Që të dy, me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Drenas, pamje nga vendi i ngjarjes