Ariu shfaqet sërish në Prizren, qytetari e xhiron nga afër

Në fshatin Reqan të Prizrenit, është shfaqur përseri ariu. Kësaj radhe ai është parë skaj rrugës dhe shumë afër veturave që kalojnë rrugës së këtij fshati.

Në videon e publikuar nga një media lokale, ariu shihet duke u larguar posa sheh veturën duke iu afruar.

Prania e shpeshtë e arinjve në rajonin e Prizren dëshmon numrin e madh të tyre në parkun kombëtar “Sharri”.

Lexo edhe:  Grabitën e vodhën çanta krahu në veri, këta janë dy të dyshuarit që përfunduan në prangat e Policisë