Rrëfimi i Natasha Kandiq: Si provuan serbët të më vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, në vitin 2002 kishte publikuar një shkrim ku tregonte disa ngjarje tronditëse, të cilat i kishte përjetuar gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ajo publikoi një shkrim me detaje tronditëse, pasi ish gjyqtarja serbe në Kosovë, Danica Marinkoviq, e kishte mohuar vrasjen e nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Aganit, nga forcat shtetërore serbe.

Pas kësaj, Natasha Kandiq, kishte publikuar një shkrim te gjatë, ku kishte ofruar prova tronditëse për vrasjen e Fehmi Aganit nga forcat serbe, si dhe kërcënimet që ajo i përjetoi nga policia serbe në ditën e ngritjes së aktakuzës për Sllobodan Millosheviqin.

Ajo kishte treguar se si forcat zyrtare serbe e kishin kërcënuar se do ta vrasin dhe do t’ia veshin fajin UÇK-së.

Lexo edhe:  “Ndërrimi i foshnjes” në Gjinekologji, infermierja ia dërgon foshnjën e gjallë prindit që i kishte vdekur foshnja