Policia deklarohet për djegien e kamionëve që shërbyen si barrikada

Mëngjesin e sotëm te vendi i njohur si “Kërrshi i Dudës” në veri të Mitrovicës janë djegur dy kamionë, të cilët kishin shërbyer si barrikadë.

Për djegien e këtyre kamionëve është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka thënë se përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar, përderisa kanë theksuar se janë duke e hetuar djegien e këtyre kamionëve.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur ‘Shkëmbi i Dudës’ në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Lexo edhe:  Kolegët e punës në Suedi shkruajnë për Liridonën: Ajo e donte jetën familjare