Analisti kosovar publikon foto nga bjeshkët e Istogut: Pretendon se aty janë parë xhipa të ushtrisë serbe

Analisti Gazmir Raci, ka publikuar pamje nga bjeshkët e Corrovocës në Istog, ku shihen disa vetura, që thuhet të jenë serbe.

Në postimin e tij në Facebook, ai shkruan se një banor nga atje ka thënë se dje në këto bjeshkë janë parë xhipa të ushtrisë serbe.

“Sipas një banori, dje në Bjeshkë të Corrovodës së Istogut janë parë disa xhipa të Ushtrisë së Serbisë”, ka shkruar Raci në Facebook.

Lexo edhe:  Sikur nëpër filma: Persona të armatosur rrëmbejnë shqiptarin e burgosur në Maqedoni dhe plagosin një polic