Policja kosovare merr mesazhe kërcënuese nga një shtetase e Shqipërisë

Një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka pranuar mesazhe kërcënuese dhe fyese nga një grua, shtetase shqiptare.

Për këtë ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orës.

“Vushtrri 25.03.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare, pjesëtare e PK-së, ka njoftuar se përmes rrjetit social nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, fyese e  denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar,  është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

 

Lexo edhe:  Labi i del në mbrojtje ushtarit të FSK-së: Mos u ngutni me deklarata ndaj tij