Aksidenti i rëndë, 2 persona përfundojnë në Emergjencë
Më parë u raportua për një aksident që ka ndodhur në Prishtinë ku një veturë është goditur nga treni në lagjen Përroi i Njelmët.
Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Sinjalin e ka ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ajo.
Ndërsa, shton se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.