Aksidenti i rëndë, 2 persona përfundojnë në Emergjencë

Më parë u raportua për një aksident që ka ndodhur në Prishtinë ku një veturë është goditur nga treni në lagjen Përroi i Njelmët.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ajo.

Ndërsa, shton se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.

Lexo edhe:  Përdorimi i madh i armëve dhe drogës, arrestohen edhe disa të rinj në Prishtinë, Prizren e Gjakovë