Aksident zingjiror mes kamionave në Drenoc të Klinës

Para pak çastesh, ka ndodhur një aksident në fshatin Drenoc të Klinës, në magjistralen Klinë-Prishtinë, ku janë përfshirë automjete.

Sinjali raporton se për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar, por ka dëme të mëdha materiale pasi automjetet e mëdha kanë devijuar jashtë rrugës.

Policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.

02 Press do të ju mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Obiliq pasi u kap me ‘joint’, pranon se është përdorues i narkotikëve