Rrahja në Pejë: Dy të dyshuarit janë vëllezër – dërgohen në mbajtje

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri që përfundojnë në përleshjeve mes të rinjëve në vendin tonë.

Para pak minutave ka ndodhur një rrahje në Pejë, përkatësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë’.

Të përfshirë në këtë rrahje janë dy persona, që ndalojnë në mes të rrugës dhe fillojnë përleshjen, ndërsa të tjerët ndërhyjnë për t’i ndarë.

Rastin për për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, ku tha se të dyshuarit janë vëllezër dhe se janë arrestuar.

“Diku rreth orës 18:10 minuta, Policia është njoftuar se në udhëkryqin në qendër të qytetit ka ndodh një përleshje, ku dy persona janë grushtuar, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka arrestuar. Të arrestuarit ndodhën në stacion dhe pritet të intervistohen, ata janë vëllëzër dhe nën ndikim të alkoolit”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Prishtinasi ushtron dhunë ndaj kunatës, ia ndalon të qëndrojë në shtëpinë e burrit