Si u dhunua nga pesë meshkuj 11-vjeçarja në Prishtinë? (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur të shtunën pasdite në parkun buzë rrugës ‘Hysë Popova’ në Prishtinë.

Një 11-vjeçareje iu vunë pas tre meshkuj të panjohur, të cilët më pas e dhunuan seksualisht.

Por tmerri për viktimën nuk mbaroi me kaq, pasi njëri nga të dyshuarit e telefonoi vëllanë 10 vjet më të madh, i cili erdhi me veturën pikup dhe të dyshuarit dhe viktimën i largoi nga aty.

Pak më tutje, ai zbriti të tjerët, pos njërit e viktimës, me të cilën më pas kreu marrëdhënie seksuale dhunshëm në një vend të panjohur.

Dy vëllezërit u kapën e u dërguan fillimisht në mbajtje e të hënën gjykata ua caktoi një muaj paraburgim.

Tre të tjerë janë në kërkim dhe bashkë me të arrestuarit po ngarkohen për veprën penale të dhunimit.

Lexo edhe:  PSD me aksion simbolik: 2 vite qeveri, nuk ia kanë ba vijë