Aksident trafiku në magjistralen Skenderaj – Drenas, Ambulanca në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën regjionale Skenderaj – Drenas, përkatësisht në rrugën “Shaban Polluzha”.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com, shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Në vend të ngjarjes kanë arritur edhe ekipi mjekësor dhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë detaje nëse ka të lënduar nga ky aksident, dhe është në pritje të përgjigjeve.

Lexo edhe:  Qytetarët e konsiderojnë si “haraç të lartë” gjobën që do të aplikojë KEDS-i nga ky muaj