Aksident në Bajçinë të Podujevës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Gazeta Insajderi ka mësuar se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

Insajderi ka mësuar se personat e lënduar kanë qenë duke udhëtuar me një kultivatorë dhe të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë mjet mbrojtës.

Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, por deri në këto momente nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Lexo edhe:  Tre të lënduar në aksidentin e ndodhur në dalje të Gjakovës