Aksident mes veturës dhe motoçiklistit në Ferizaj, një person i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Ferizaj, më konkretisht në rrugën “Emin Duraku”.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur për redaksinë se bëhet fjalë për një aksident mes një veture dhe një motoçiklisti.

Sipas të njëjtëve, motoçiklisti është dërguar nga disa qytetarë në urgjencë, pas lëndimeve të rënda të pësuara.

Policia thuhet ka arritur në vendngjarje rreth 30 minuta më vonë pas aksidentit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Shqiptari bie nga skela në Itali, ndërron jetë në vend