Dallaveret me tenderin mbi 700 mijë euro e çojnë në Prokurori pronarin e Bagerit dhe aksionarin e Prishtina Mall

Emri i Bujari Shabanit, pronarit të Bagerit dhe aksionarit të Prishtina Mall, ka shkuar në Prokurorin e Shtetit.

Kjo pasi ai dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka bërë deklarim të rremë nën betim për një tender në komunën e Lipjanit, shkruan Gazeta Insajderi.

Bëhet fjalë për kontratën: Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush, i cili kap vlerën e 734 mijë eurove.

Por, sipas të gjeturave të AVONET, kompania Bageri në këtë prokurim publik ka aplikuar me dokumente të falsifikuara, shkruan Gazeta Insajderi.

 

Lexo edhe:  Prokuroria: 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizua nga Selimi – armët siguruan Thaçi e Veseli