Aksident mes tri veturave në Rahovec, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec.

Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur sot në orën 18:00, raporton Sinjali.

Rastin e ka knofirmuar Policia e Kosoves, ku thuhet se tashmë njesitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete”, ka thënë Elezaj

Lexo edhe:  “Alarm për bomba në shkolla” – Ky është mesazhi që morën prindërit e fëmijëve në Serbi