Qytetari nervozohet me gjobën në trafik, sulmon dy policë të Kosovës

Një person në Prishtinë është arrestuar dje për sulm ndaj personit zyrtar.

I njëjti, është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë

Lexo edhe:  Daçiq thotë se Radojiçiq nuk i dorëzohet Kosovës, pret që ish-ushtari i UÇK’së që u arrestua nga maqedonët të ekstradohet