Aksident mes dy veturave, dy të lënduar dërgohen në spital

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmë në Sllatinë të Vitisë.

Sinjalizuesit e Sinjalit bëjnë me dije se një veturë ka goditur një veturë tjetër, e cila ishte duke tejkaluar, me ç’rast janë përplasur dhe për pasojë lëndime kanë pësuar dy persona.

Të lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim dhe nga Emergjenca atje kanë thënë për Sinjalin se njëri nga të lënduarit ka frakturë në këmbë dhe po vazhdon trajtimin.

Përveç të lënduarve, janë shkaktuar edhe dëme materiale në vetura.

Lexo edhe:  “Çartet” plaku për 1 maj: Po vinë po lahen me gra e fmi, nxajnë peshqi, bërllogun qatu e lajnë