Përleshje mes nxënësve të shkollës ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj, theret një 15-vjeçar

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Nxënësit shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Një përleshje ka ndodhur edhe paraditen e sotme në Ferizaj, ku janë përfshirë dy nxënës të në shkollës fillore të mesme të ulët ‘Zenel Hajdini’ dhe si pasojë ka mbetur i therur me thikë një 15-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me plagë në këmbë, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar si pasojë e goditjeve me mjet të mprehtë.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Lëndim trupor’.

 

Lexo edhe:  Shqipëri: Vdes vajza 18-muajshe, piu metadonin e lënë nga daja mbi tavolinë