Jori zbulon këngëtarin më të cilin ka qenë në lidhje: U ndava 3 javë para së të futesha në BBV

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.

Jori ka deklaruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri se ka qenë në një lidhje me një këngëtar të famshëm italian.

Emri i këtij këngëtari është zbuluar sot nga moderatori, Eni Shehu i cili tha se bëhet fjalë për Fred De Palma.

Ndërkohë lidhur me këtë Jori ka folur.

“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme”.

Lexo edhe:  “Ti je ëndërr, prandaj unë fle”, çfarë dedikimi bëri Azemi për Albën?