Agim Ademit i ndryshon masa e arrestit nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Fillimisht ndaj Ademit ishte vendosur ndalesa prej 48 orëve, ndërsa sot Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., ne Gjykatën kompetente”, ka thënë Prokuroria për Paparacin.

Agim Ademi ishte intervistuar dje nga Policia e Kosovës, ndërsa pas intervistimit ndaj tij Prokuroria e Shtetit kishte vendosur urdhërin për mbajtje prej 48 orëve.

Ademi ishte dërguar në QKUK për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte shumë e mirë dhe sipas Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, Ademi do të qëndrojë edhe sot në klinikë.

Ademi ishte arrestuar dje nga Policia e Kosovës pas intervistimit. Ai dyshohet për kryerjen e dy veprave penale, “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  Qentë e Policisë me “meny speciale”, hanë mbi 55 mijë euro mish të terur