Këta janë instruktorët e autoshkollës që u arrestuan, pasi dyshohen që i morën 700 euro për një leje

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy instruktorëve të autoshkollës ‘Toni’ në Gjilan, Naim Haxhiu (edhe pronari i autoshkollës) dhe Valton Berisha, të cilët dyshohet se morën ryshfet nga një kandidat për t’i ndihmuar atij që ta kalojë testin teorik për patentë shofer.

Përmes një komunikate për media, Gjykata bën me dije se Haxhiut dhe Berishës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti në bashkëveprim”

Tutje në njoftim janë dhënë detaje se si kanë rënë dakord palët që kandidati të japë 400 euro pasi të kalojë me sukses testin teorik.

Dy instruktorët dyshohet se i kanë mundësuar atij vendosjen e disa pajisjeve montuese në trup dhe vesh, përmes të cilave do të kishte mundësi që të plotësojë përgjigjet saktë.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri N. H. pronar dhe instruktor i vozitjes në auto shkollë në Viti, me qëllim që vetit ti sjell dobi të kundërligjshme pasurore, me dashje të drejtpërdrejt është përfshirë në marrje të ryshfetit, në atë mënyrë para 2-3 muajve takohet me kandidatin M. S., dhe nga ai në emër të regjistrimit për marrje të patentë shoferit merr 300 €, e më pas aty arrin marrëveshje që me rastin e kalimit të testit me shkrim kandidati, t’ia jap edhe 400 €, ku me datën 02.02.2023, kandidati ka pasur t’i nënshtrohet testit teorik për leje të vozitjes. Të njëjtën ditë kandidati paraprakisht është takuar me të pandehurit, më ç’rast i pandehuri e merr të njëjtin me veturën e tij e dërgon në një shtëpi, së bashku me L. P. (në arrati) dhe V. B. (instruktor), i’a vendosin pajisjet ilegale montuese (kamera e mikrofon) në trup dhe vesh, pasi që kandidati hynë në test, zihet nga vëzhguesit e testit, me ç’rast edhe kontrollohet me detektor, e pas kontrollimit pajisjet ilegale montuese gjenden në trupin e tij”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Arrestohet këngëtarja e njohur Enca