Kjo është gruaja që vodhi mbi 2 mijë euro në një banesë

Një tjetër pastruese ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhi para në banesën ku punonte. Në pranga ka rënë Elida Kodra.

Policia bën me dije se gjatë javës së fundit, ajo ka vjedhur në banesën e ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases në fjalë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:  Këto janë 14 kërkesat që Njësia Speciale i shpalosi sot para Qeverisë