Lajm i hidhur: Vdes mërgimtari i njohur dhe aktori nga Mitrovica

Familja Rushiti ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Mitrovicasi Smajl Rushiti sot në mëngjes ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

I ndjeri kishte kohë që kishte shkuar në mërgim për të jetuar ndërsa pas lufte ai kishte marrë pjesë në disa skeqe të programit “Show Meslation” që udhëhiqej atë kohë nga Fehmi Ferati dhe i ndjeri Blerim Peci.

Njoftimin për vdekjen e tij dhe varrimin e ka dhënë nipi i të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes u nda nga jeta axhi im Rushit Bajram Smajli, (10.09.1972 – 28.07.2024).

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në Kuqicë, me ikindi në ora 16:45.

Me dhimbje të madhe e gjithë familja Smajli.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Ky është i riu që u vra mbrëmë nga “Kobra”