Miku i Faton Hajrizit: Ai është gjallë, kam frikë se mund të gjendet dhe të ekzekutohet

Avokati Arianit Koci, gjendet në Serbi siç tha ai për ta realizuar misionin e tij, për ta tërhequr kufomën e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se u vra nga policia serbe në Loznicë të premten e kaluar.

Koci ekskluzivisht për Klankosova.tv bëri të ditur se ka arritur ta lokalizojë vendin ku dyshohet se po mbahet trupi i Hajrizit.

Ndërkaq miku i Fatonit, Erkin Morina, tha në Kosova Today se derisa akoma nuk e kanë identifikuar trupin e Hajrizit, ai mund të jetë gjallë.

Morina shprehu shqetësimin e tij se miku i tij mund të kapet i gjallë dhe të ekzekutohet.

“Besoj që Fatoni ende është gjallë dhe është frika më e madhe që ai mund të gjendet dhe të ekzekutohet dhe më pas skenarin e tyre ta bëjnë realitet”, tha ai në Klan Kosova.

Ai thekson se Serbia ka interes që Faton Hajrizin, ta shpallë “terrorist”.

Lexo edhe:  Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotot