Zjarri kaplon një pjesë të malit në Gjakovë
Një pjesë e malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë është kapluar nga flakët e zjarrit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësve në ndihmë iu kanë dalë edhe pjesëtarë të KFOR-it.
“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, ka thënë Elezaj.