Java nis e nxehtë: Ky është parashikimi i motit

Sor na pret mot shumë i nxehtë, me diell, por edhe me vranësira të cilat do të zhvillohen orëve të pasdites ku vende-vende parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Disa rajone pra kryesisht kodrinore-malore mund të freskohen orëve të pasdites. Temperatura maksimale deri në 35 gradë C.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror dhe kryesisht me diell. Pasdite rrallë në disa zona malore mund të ketë zhvililm të ndonjë rrebeshi lokal të shiut me bubullimë.

Ditëve të ardhshme na pret mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites në disa zona parashihen zhvillime të izoluara të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. E Marta pasdite mund të sjellë zhvillime të fuqishme në juglindje të Shqipërisë dhe aty-këtu në zonat përreth.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të larta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  15 mjekë nga diaspora, të interesuar të kthehen në Kosovë