Lulzim Hetemi ende i ngujuar, ai po merr falënderime për qëndrueshmërinë

Elbert Krasniqi, ministër për Administrimin e Pushtetit Lokal, ka folur sërish për kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Hetemi tash e disa muaj ndodhet brenda objektit të komunës, pasi largimi prej saj nuk jep garanci që ai mund të rikthehet aty për shkak të rrezikut të sigurisë që mbretëron në veriun e Kosovës.

Për këtë sakrificë, Krasniqi thotë se është falënderuar ndaj Hetimit për qëndrueshmërinë.

”I jam shumë falënderues Lulzm Hetemit për qëndrueshmërinë e itj që të jep kontributin e tij në Komunën e Leposaviqit që ka në rëndësi të madhe si komunë edhe strategjike për ne. E kemi një situatë që një kryetar ta përmbush detyrën e tij nga hapësira që është zyra e tij”, ka thënë ai.

Krasniqi nuk dha detaje sesi operon Hetemi brenda komunës.

Lexo edhe:  Gold AG mbështetë 4 policët që u suspenduan shkaku i një foto të tyre që u shpërnda në Facebook